AMA si Gjykatë anti-shpifje, OSBE rrëzon qeverinë

Postuar në 23 Korrik, 2019 13:52

Ligji për Median Audiovizuale dhe Komunikimet Elektronike që po rishikohet nga qeveria, duke i dhënë kompetencë AMA-s të vendosë penalitet për çështjet e shpifjes është konsideruar në kufizim të lirisë së shprehjes nga OSBE.

Përfaqësuesi i saj për Lirinë e Medias, Harlem Désir, i ka dërguar Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, një leter per rishikimimim e kuadrit ligjor dhe dispozitat e tjera përkatëse lidhur me rregullimin e llojeve të caktuara të përmbajtjeve të ofruara përmes internetit.

“Rishikimi ligjor propozon, në veçanti, të modifikojë nenin 132/1 që i jep AMA-s kompetencën për të detyruar ofruesit e shërbimeve të botimeve elektronike të publikojnë një kërkesë faljeje, të heqin përmbajtjen ose të futin një njoftim pop-up në rastet e shkeljeve të dispozitave në veçanti në neni i ri 33/1. Në këtë artikull, referimi ndaj “respektit të privatësisë dhe dinjitetit të qytetarëve”, i cili është i gjerë, i jep AMA-s fuqi të madhe të re që mund të ndikojë në lirinë e shprehjes. AMA ose ndonjë organ administrativ apo rregullator nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetencat e gjykatave”-shprehet Désir.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.