Video/Hong-Kong, sulm mbi protestuesit antiqeveritarë nga agresorë të maskuar

Postuar në 22 Korrik, 2019 12:57

Një sitiuatë e pazakontë ka ndodhur në Hong Kong, kur një grup njerëzish të maskuar kanë mësyrë në një stacion treni duke qëlluar me shkopinj mbi udhëtarë. Sipas raportimeve mediatike personat e lënduar janë në fakt protestues që kishin marrë pjesë në një protestë të madhe antiqeveritare.

Pas kësaj ngjarjeje pyetje dhe irritim ka shkakuar mungesa e policisë ndërkohë që dyshohet se një prej agresorëve të maskuar ëshë vetë punonjës policie. 

Një tjetër video paraqet personat e maskuar që hyjnë në trend he qëllojnë pavarësisht se janë fëmijë apo gra. Mes të lënduarve është edhe një gazetare që po filmonte ngjarjen. Nga sulmi ka patur 45 të lënduar ndërkohë që policia ka mbërritur shumë vonë. Sipas aktivistëve të ndryshëm, mendohet se agresorët janë rekrutuar nga Kina Jugore që në vitin 2014 për këto qëllime: intimidimin e protestuesve antiqeveritarë.

Hng Kongu është përfshirë prej ditësh në protesta përmes të cilëve kërkohet e drejta që vendasit të zgjedhin vetë liderët e tyre dhe jo ata t’i caktojë Pekini.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.