Publikohet video e bllokimit të tankerit britanik në Hormuz

Postuar në 21 Korrik, 2019 12:07

Roja Revolucionare iraniane ka publikuar një video që tregon anijet  e flotës iraniane që i  afrohen dhe ndalojnë tankerin britanik Stena Impero në ngushticën e Hormuzit.   Siç duket në video ushtarët iranianë kanë fytyrat e tyre të mbuluara. Të armatosur ata  zbresin në kuvertën e anijes me helikopter.

Më herët, një zëdhënës i Gardës Revolucionare, Ramesen Sharif, tha se një luftëanije britanike që shoqëronte tankerin “Stena Impero” u përpoq të parandalonte bllokimin e anijes.Pavarësisht nga "rezistenca dhe ndërhyrja" e luftanijes britanike, Garda Revolucionare arritë të drejtojë tankerin drejt bregut. Ministria Britanike e Mbrojtjes shmangu komentimin e këtij informacioni.

Irani njoftoi dje se kishte bllokuar tankerin  Stena Impero, në ngushticën e Ormuzit për "mosplotësimin e rregullave ndërkombëtare të transportit".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.