Edhe Jakup Krasniqi thirret në Hagë

Postuar në 20 Korrik, 2019 12:10

Pas kryeministrit Haradinaj edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi është thirrur për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale për krime Lufte.

Ai ka njoftuar se do të udhëtojë drejt Hagës me 24 korrik. Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi shkruan se përkundër bindjeve të tij sa i përket kësaj gjykate politike, të krijuar me presion nga njerëzit që bartin funksione të larta shtetërore në Kosovë dhe themelimin e saj me votën e atyre deputetëve që ishin në Kuvendin e Kosovës, ai do të paraqitet në hetuesinë e Gjykatës Speciale.

“Me besim në drejtësinë, i bindur se e vërteta është që gjatë luftës në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid, kurse konstruktet e saj monstruoze për UÇK-në do të bien poshtë, unë do të jem atje për të dhënë kontributin tim për ndriçimin e së vërtetës historike”-shkruan Krasniqi.

Ish-Zëdhënësi i UÇK’së shton se  në dy raste ka dhënë deklarata në cilësinë e përfaqësuesit politik dhe anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-1999.

“Deklaratat e mia në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi janë publike, siç është publik edhe verdikti i kësaj gjykate kur i hodhi si të pabaza të gjitha akuzat kundër Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, duke shpallur pafajësinë e tyre”-thekson ish-kreu i Kuvendit të Kosovës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.