Tiranë, kush e fiton çmimin e përditshëm "Veliaj"?

Postuar në 18 Korrik, 2019 16:33

I kemi parë të gjithë pamjet e policisë bashkiake që u sullen shitësve ambulantë në rrugët e Tranës. Është një galeri përballjesh epike mes don kishotëve të Bashkisë që lufton për përparimin dhe të regjuri nga vapa e shiu, shitës të majdanozit, qumështit, hithrave, misrave, apo edhe ujit. Është luftë kundër informalitetit, anti-estetikes dhe ndoshta, shpresojmë, për të mirën e shëndetit publik. Besoni cilën të doni nga propaganda e kryebashkiakut Veliaj.

Çështja është se zotëria nuk është as vetë konsistent me ato që predikon. Dje ai publikonte një video në Facebook për bukinistët e Tiranës. Pra ata që shesin libra të përdorur.

Tirana ka librari, por edhe plot bukinistë që pasurojnë dijen nëpër pika të ndryshme të qytetit. Një larmi botimesh nga letërsia shqipe apo e huaj, e deri tek ato më të rrallët. Një ditë ndryshe me bukinistët e kryeqytetit, në pritje të lexuesve të rinj

shkruan z. Veliaj. 

Po e themi menjëherë: një nga gjërat më interesante të Tiranëas janë librat e vjetër rrugëve, trotuarave. Në fillim mendon se libri ashtu përdhoset, nuk respektohet, por jo. Ashtu libri përmbush fatin e tij për të kaluar në duart për të cilat është destinuar, që e marrin pasi e kanë parë në rrugë, duke i besuar rastësisë, analizës intuitive, kuriozitetit dhe pse jo edhe një çlirimi që vjen pas një kërkimi të gjatë: Më në fund të gjeta!

Duhet uruar që zoti Veliaj të jetë një lexues i rregullt sepse kështu do i falej favorizimi që u bën bukinistëve. Të cilët përtej dashamirësisë sonë dhe lutjes që të vazhdojnë të jenë ende në Tiranë, ashtu me vendshitje të improvizuar, në fakt duhet të jenë subjekt i ligjit. Këtë duhet ta kërkojë i pari një kryebashkiak i cili përpara se të postojë video mburrëse, duhet të interesohet: bukinistët lëshojnë kupon tatimor?

Nëse jo, atëherë të mos bëjë diferencime sepse është e padrejtë. Në fund të fundit askush nuk po vë pasuri nga shitja e ca librave, e majdanozit apo edhe e qumështit. Por të gjithë duhen trajtuar njësoj. Një Bashki, një institucion funksion sipas rregullave dhe ligjeve, jo sipas shijeve dhe intuitës së titullarit. Ndoshta i kërkojmë shumë z. Veliaj që ka për ligjin atë respekt që ka një i burgosur për gardianin e burgut, nisur ma ato që kemi dëshmuar të gjithë. Por ky dallim që bën zotëria është i papranueshëm. Tirana mund të marrë lloj - lloj çmimesh, për dritat, sheshin, pemët, edhe për njerëzit e mrekullueshëm që i përkasin PS-së, por ajo nuk e fiton dot çmimin e të qenit një qytet i drejtë nga ana sociale. Dhe për këtë patjetër që faj ka edhe një kryebashkiak si z. Veliaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.