Provohen lidhje mes sindromës së zemrës së thyer dhe kancerit

Postuar në 18 Korrik, 2019 12:29

Sindroma e zemrës së thyer lidhet me ekzistencën e kancerit në organizmin e njeriut në të paktën një në çdo gjashtë raste. Sindroma në fjalë e quajtur edhe si takotsubo ndodh kur një njëra prej barkusheve zgjerohet përkohësisht dhe nuk pompon mirë gjak. Simptomat që ndjen njeriu në këtë rast janë të ngjashme me ato të një ataku, dhimbje në gjoks, frymëmarrje e vështirësuar, por jo për shkak të dëmtimit muskular të zemrës dhe bllokimit të koronareve. Kjo sindromë shkaktohet nga stresi fizik, ndërkohë që studimi i kryer së fundmi nga 26 qendra studimore provon lidhjen mes sindromës dhe kancerit.

Pacientët me sindromën e zemrës së thyer mund të përfitojnë nëse kontrollohen për kancer për të përmirësuar shanset e mbijetesës. Studimi ynë duhet të shërbejë për të ndërgjegjësuar edhe onkologët dhe hematologët që duhet ta konsiderojnë sindromën në fjalë si shkak për kontroll për kancerin

shprehet drejtuesi i studimit, Christian Templin nga spitali i Zyrihut në Zvicër.

Nga 1 604 pacientë me sindromën e zemrës së thyer në regjistrin e krijuar posaçërisht, 267, ose 1 në 6(me moshë mesatare 69.5 vjeç dhe 87.6% femra) kishin kancer. Tipi më frekuent ishte kanceri i gjirit, pasuar nga tumoret që prekin sistemin gastrointestinal, traktin respirator, organet e brendshme seksuale, lëkurën dhe zona të tjera.

Në fazën e tanishme relacioni mes sindromës dhe kancerit mbetet empiric pasi nuk ëstë kuptuar ende mekanizmi që ushqen sindromën, pra nëse është kanceri që e provokon, apo trajtimi i kancerit.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.