Pompeo-Dendias, SHBA forcon partneritetin me Greqinë

Postuar në 18 Korrik, 2019 10:52

Si konfirmim të rëndësisë së marrëdhënieve greko-amerikane e komentoi Departamenti Amerikan i Shtetit takimin e Sekretarit të Shtetit Mike Pombeo me homologun e tij grek, Nikos Dendia.

Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, të dy politikanët ranë dakord të vazhdojnë të të rrisin progresin në fushat kryesore të bashkëpunimit dypalësh,  të përfshira në dokumentin e Dialogut  Strategjik Greqi-SHBA

Nga ana e tij, shefi i diplomacisë amerikane theksoi bashkëpunimin e fuqishëm bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke vënë në dukje rolin e Greqisë si një shtyllë e stabilitetit në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan.

Pompeo përshëndeti përparimin e Greqisë në zbatimin e projekteve energjetike që nxisin zgjerimin e ndërlidhjes rajonale. Në fund, të dy ministrat riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për të promovuar lirinë fetare dhe ranë dakord për të vazhduar progresin e bërë në fushat kyçe të Dialogut Strategjik në dhjetor 2018.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.