Partia shpall nul vendimin e Gjykatës

Postuar në 18 Korrik, 2019 01:44

Sot Gjykata e Durrësit vendosi të rrëzojë kërkesën e kandidates së PS-së për Bashkinë e Durrësit Valbona Sako, për verifikimin e mandatit. Gjykata ka dhënë arsyetimin e vet dhe më tej vendimin që e rrëzon kërkesën e znj. Sako, e cila në një prononcim për TemaTv deklaroi se do të apelonte vendimin.

Dhe në fakt kjo është rruga: ka një vendim gjykate, ai apelohet. Ose kundërshtohet me rekurs në Gjykatë të Lartë nëse vendimi është i Apelit. Mirëpo nuk ndan një mendim të tillë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, që përmes një statusi në Facebook thotë se vendimi i Gjykatës së Durrësit është nul.

shkruan Balla.

I cili na thotë kështu se kryetarët do të vazhdojnë detyrën pavarësisht se çfarë qëndrimi mbajnë gjykatat.

Ky është një kurs marrëzie që nuk dihet se ku do t’i dalë fundi. Nëse qytetarët shohin se një kryeministër, një kryetar Grupi Parlamentar, një kryetar i Akademisë së Shkencave, apo një kryetar i Komisionit të Ligjeve, dalin përditë e konsiderojnë nul çdo vendim që është kundër vullnetit të tyre, pse duhet të zbatojë mandej aktet dhe vendimet e qeverisë? Mos vallë nuk ka të drejtë kushdo që gjobën e një polici rrugor, shpesh e padrejtë, apo vendimin e tatimeve për gjoba dhe mbyllje aktiviteti, ta konsiderojë Nul? Çfarë i jep vlerë dhe legjitmitet një akti përpos autoritet dhe forcës për ta zbatuar? I jep ligjshmëria dhe sensi i rregullimit.

Këto nulifikime vullnetare socialistësh të inatosur po mahisin një klimë antishtet, por jo në atë formë që na predikon zoti Kryeministër kur e ka fjalën për protestat e opozitës, por nga brenda pushtetit.

Është shumë e rrezikshme që një funksionar partie si Taulant Balla të deklarojë nul vendimin e një gjykate. Po bëhen hapa prapa në emër të ligjit që duhet zbatuar me partishmëri. Por Shqipëri nuk është ajo e vitit 1989 dhe është pak si tepër që njerëz si ky Balla të merren ende seriozisht për gjëra që prekin themelin e funksionimit të një shteti. Mund të duket se Shqipëria është pronë e socialistëve dhe miqve të tyre djathtas. Ndoshta jemi në atë rrugë, por deri sa kjo punë të mbarojë ka edhe ca.

Ajo që duhet kuptuar është jo rrjedhoja e mesazheve të tilla, sepse më nul se një mesazh i tillë nuk mund të ketë, por mënyra sesi kanë nisur të mendojnë shokët e Rilindjes për shtetin, për ligjin, për drejtësinë. Është një mënyrë që na vendos të gjithëve në kushtet e një lufte civile, sot me fjalë dhe për të drejta dhe liri që nuk mund të jenë tagër interpretimi i një zyrtari të emëruar, por nesër jo vetëm me fjalë. Sepse historia herët apo vonë do t’i qërrojë hesapet me këtë sorollop që e ka zhytur Shqipërinë më thellë se çdo marrëzi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.