Denoncimi: Urdhërohet zbrazja e godinës së Teatrit Kombëtar

Postuar në 18 Korrik, 2019 12:50

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njofton se sot në mëngjes ka nisur zbrazja e godinës së Teatrit Kombëtar, shenjë se qeveria dhe Bashkia e Tiranës do të ecin me planin e prishjes dhe shembjes së saj.

Sot në mëngjes, Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Duket se dyshja Rama-Veliaj po hedhin hapat e parë konkret për shembjen e kompleksit teatror dhe grabitjes së truallit publik.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka deklaruar prej kohës qëndrimin e saj të prerë në lidhje më këto hapa: TEATRI NUK DO TË SHEMBET!!! Pushtetit politik mund ti trimërojë hajdutët, por nuk ka për ti shpëtuar përgjithmonë. Teatri do mbrohet, edhe me gjak po të jetë nevoja, dhe kushdo që do guxojë të ngrejë dorën ndaj tij do të gjykohet e do të paguajë shumë shpejt pasojat e vendimeve të marra sot.

Hiqni dorë nga kjo marrëzi para se te jetë vonë për Ju!

thuhet në njoftimin e Aleancës.

Përfitues i projektit për prishjen e Teatrit është kompania “Fusha”, një ndër klientët e preferuar të Bashkisë së Tiranës. Shumica në pushtet ka menduar që ta zgjidhë problemin e godinës me ligj të posaçëm, zbatimi i të cilit po bëhet ndërkohë që në vend nuk ekziston Gjykata Kushtetuese ku mund të trajtohej një ankesë e mundshme e qytetarëve dhe atyre që mendojnë se godina nuk duhet shembur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.