E treta e vërteta, Meta tenton Petraq Milon për kryetar të KLSH-së

Postuar në 17 Korrik, 2019 12:51

Presidenti Meta ka vendosur t’i propozojë Kuvendit emrin e Petraq Milos, si kandidat për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në njoftimin që i është dërguar edhe Kuvendit Meta thotë se Petraq Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, duke lënë të kuptohet se emri i ish-këshilltarit të Berishës nuk mund të kontestohet.

“Presidenti Meta duke qenë i bindur në drejtësinë e vendimit të Tij, pasi ka lexuar me shumë vëmendje sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për kryetar i KLSH-së, nuk gjeti dot një kandidat më të përshtatshëm dhe me kaq eksperiencë të gjithanshme, si Prof. Dok. Petraq Milo, për të përmbushur me profesionalizëm dhe dinjitet këtë detyrë tepër të rëndësishme kushtetuese”

Kujtojmë që mazhoranca ka hedhur poshtë dy propozime të mëparshme të Metës për kryetarin e KLSH-së, atë të Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.