Prapë me modelin "një qytet, një universitet"?

Postuar në 16 Korrik, 2019 22:05

Nuk ka gjë më të trishtë e kriminale se të shohësh dritat e fikura të universitetit të Beratit. Dritat e universitetit do të ndizen në Berat dhe anembanë Shqipërisë. Dritat e arsimit do të ndizen anembanë Shqipërisë

Ky është një ndër premtimet e zotit Basha sot në Berat. Zotëria ka studiuar jashtë, në Hollandë dhe ka qenë në një qeveri që kishte ekspertë, apo politikëbërës të formuar dhe me përvojë në drejtim. Ndaj është me rëndësi të pyetet: si është e mundur që zotëria në fjalë të marrë qëndrime të tilla duke ricikluar një përvojë nga e cila Shqipëria duhet të shkëputet dhe mos të kthehet më?

Përpara se personi që mëton të bëhet kryeministër t’u ngrohë zemrat beratasve për dritën e qiririt universitar duhet të kujtohet se korrupsioni me diplomat ka mbërritur deri në Ministrinë e Arsimit. Si vallë do të kontrollohet në Berat apo në rrethe?

Një diplomë një votë, një thes një votë, janë disa nga recetat elektorale që e morën në qafë këtë vend.

Bota ka hyrë në shekullin e 21-të por Shqipëria përjeton fatkeqësi në seri me njerëz si zoti Basha që premton çdo gjë. Pa hequr dorë nga ky populizëm i dëmshëm për çështje që janë shumë serioze. Arsimi dhe gjuha, janë aktualisht gjërat më serioze për identitetin e një kombi si yni dhe të tregohesh kaq joserioz saqë të shohësh në kushtet tona tek universiteti i Beratit – liberalizimi i universitetit në përgjithësi - një mundësi për arsim real dhe cilësor, atëherë duhet të jesh për t’u lidhur dhe mbajtur larg shtetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.