Basha pa kushte të panegociueshme

Postuar në 16 Korrik, 2019 13:19

Lulzim Basha raportohet të ketë patur një takim këtë të martë me presidentin Ilir Meta, pas të cilit ka dhënë edhe një prononcim për mediat.  Nga përmbajtja e deklaratës kuptohet një gjë, që kryetari i opozitës nuk ka më kushte të panegociueshme dhe aq më tepër largimin e Edi Ramës. Basha la të kuptohet se opozita tani po kërkon mënyrën si të futet në zgjedhje

“Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe zgjedhje të reja presidenciale që nënkupton ndryshime kushtetuese.  Opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e votës që është dhunuar përtej çdo përfytyrimi siç e pamë edhe më 30 qershor ku Edi Rama nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe në një proces ku kandidonte vetë, numëronte vetë dhe për të garantuar një qeveri përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që punon për njerëzit”- deklaroi Basha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.