Situata blozë e tatimeve dhe një mbledhje kuadri pa vlerë

Postuar në 15 Korrik, 2019 21:16

Kryeministri iu rikthye takimeve publike me administratën, ku natyrisht ai është shembullori dhe vartësit që çalojnë, pa anashkaluar gjithmonë edhe faktorët e jashtëm për dështimet. I konceptuar si një takim prezantues me drejtoreshën e re të Tatimeve, kryeministri dha në fakt një pasqyrë aspak optimiste të administratës tatimore.  Ai pranoi se situata i ka ikur nga duart (nëse e ka patur ndonjëherë) për të mos thënë që raportoi një panoramë blozë.

Ja çfarë tha kryeministri:

Jemi në kushtet kur dhënia dhe marrja e kuponit është rikthyer në nivelet më të ulëta përpara sesa të niste lufta shumë e vështirë, por e domosdoshme kundër informalitetit.

Është për të ardhur keq që raportohet një numër i rritur kontrollesh nga viti në vit ndërkohë që efektiviteti i këtyre kontrolleve të rritura është në rënie. Mungon shënjeshtrimi i subjekteve me risk dhe kryhen kontrolle që konsumojnë energji të tepërt, cënojnë imazhin e shtetit dhe shqetësojnë në mënyrë të padrejtë sipërmarrjen.

A më thotë dot këtu dikush nga ju, si mundet të pranohet, sot që flasim, që të kemi 15 mijë kasa jo raportuese në biznese që figurojnë aktive nga 112 mijë të tilla? Janë një faktor risku numër një.

Nga ana tjetër, informaliteti ka prekur përsëri në mënyrë të ndjeshme edhe tregun e punës. Sot kemi aktualisht shifrën më të ulët historike të papunësisë, pas më shumë se 2 dekadash, 12.1%, ndërkohë që kemi një rritje të frikshme të informalitetot në punë, përsëri.

Më thoni ju, si mundet që karburantet, cigaret, akciza në përgjithësi përfshirë pijet alkoolike, por edhe ndërtimi që kanë dhe ndikimin më të lartë në të ardhura, të mos adresohen nga ky sistem administrativ në mënyrë të koordinuar, për të mos folur për turizmin për shkak të sezonit, por dhe në vazhdimësi!

Kujtojmë që zotëria është në vitin e 6 të qeverisjes dhe është hera e tretë që bën mbledhje kuadri të këtij lloji për të përmirësuar situatën që nga koha e Brisidës së famshme. Dhe për më tepër askush nuk mban përgjegjësi për mungesat në buxhet, mjafton karta e moralit dhe sllogani nesër do bëhet më mirë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.