Avokati i Trump në kampin e Manzës

Postuar në 13 Korrik, 2019 10:22

Në selinë e Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit në Shqipëri, Ashraf-3, po zhvillohet një konferencë pesë-ditore ndërkombëtare në lidhje me zhvillimet në Iran.Takimi organizohet nga Maryam Rajavi, presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar iranian të rezistencës, e cila është e njohur si udhëheqëse e opozitës iraniane në mërgim.

Në kampin e Manzës në Durrës këto ditë kanë mbërritur personalitete të rëndësishme të politikës së jashtme amerikane dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë. Folësi kryesor është Rudy Giuliani, avokat personal i presidentit amerikan, Donald Trump dhe ish-kryetar i bashkisë së Neë York-ut.

Duke iu referuar ekspozitës së 120 viteve të Luftës për Liri, Kryebashkiaku Giuliani tha, “Është një gjë të dëgjosh emrat dhe numrat, por është krejt ndryshe të shohësh fytyrat e 120,000 njerëzve të vrarë—martirë që kanë humbur jetën sepse gjithçka që donin ishte ajo që na takon të gjithëve si qenie njerëzore: Liria.”

Personalitete të tjerë të famshëm pjesëmarrës në këtë konferencë janë ish-ambasador Lincoln Bloomfield, ish-Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, gjenerali James Conway, ish-komandant i Marinës amerikane, Ivan Sasa Sheehan, ambasadori Robert Josef, ish-ministri i Jashtëm i Kanadasë, Robert Torricelli dhe shumë ish senatorë amerikanë të njohur për ndikimin e tyre në politikën e jashtme të Uashingtonit.

Në konferenvcë u diskutuan çështje lidhur me diplomacinë, SHBA dhe Evropa, mënyrat e veprimit kundër regjimit iranian dhe rolin e organizatës Mojahedin vendosur në Shqipëri. Në kampin Ashraf-3, banojnë mijëra anëtarë të grupit kryesor opozitar iranian, Mujahedin-e Khalq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.