Shpimet në Egje, BE përgatit sanksione për Turqinë

Postuar në 12 Korrik, 2019 20:18

Vendet anëtare të BE-së ranë dakord mbi sanksionet që Brukseli duhet t’i vendosë Turqisë për shpimet ilegale që Ankaraja vazhdon të bëjë në Zonën Ekonomike Ekskluzive të Qipros.

Pas konsultimeve me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Presidencën e Këshillit Europian, delegacioni qipriot ia doli të ndryshojë tekstin, duke përforcuar formulimin me një shtesë të masave të synuara. Ndër të tjera, teksti thotë se BE do të ngrijë takimet e nivelit të lartë me Turqinë dhe do të ndërpresë fondet e para-anëtarësimit të vendit.

Në projekt-konkluzionet e mëparshme të Këshillit thuhej se "Përfaqësuesit e Lartë të Komisionit Evropian duhet të vazhdonin të punonin mbi sanksione të mundshme nëse Turqia do të vazhdonte shpimet  ilegale në Mesdheun Lindor", duke mos specifikuar nëse do të kishte të tilla masa.

Në të njëjtën kohë, 28 shtetet anëtare kanë vendosur gjithashtu për masa më konkrete, të tilla si pezullimi i negociatave mbi marrëveshjen e përgjithshme të transportit ajror, kufizimi i asistencës para anëtarësimit në Turqi për vitin 2020 dhe përfundimi i fondeve nga Banka Europiane e Investimeve. Sanksionet e mësipërme pritet të marrin "dritën jeshile" përfundimtare në Këshillin e Punëve të Jashtme të hënën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.