Mbërritën në Ankara pjesët e para të S-400 (Video)

Postuar në 12 Korrik, 2019 12:35

Mëngjesin e kësaj të premteje mbërriti në Ankara, ngarkesa e parë me pjesët përbërëse të sistemit të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia.

Kontrata e nënshkruar në shtator 2017 mes presidentit Erdogan dhe homologut Putin arrin vlerën e 2.5 miliardë dollarëve. Përdorimi i këtij sistemi nga pala turke ka vënë në alarm aleatët e NATO-s.

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushollu garantoi aleatët gjatë një konference për shtyp se sistemi do të veprojë në mënyrë të pavarur nga Moska dhe do të komandohet vetëm nga Turqia.

"Sistemi S-400 do të veprojë me një radar të pavarur dhe nuk do të ketë lidhje me sistemet e tjera. Në këtë mënyrë, nuk do të bjerë ndesh me sistemin e mbrojtjes ajrore të NATO-s"-

Shtetet e Bashkaura janë kundërshtarët më të mëdhenj të blerjes nga Turqia të këtij sistemi pasi ky sistem mund të verë në rrezik sigurinë e aleatëve dhe shkel protokollet e NATO-s. Presidenti amerikan Donald Tramp anulloi shitjen e 100 avionëve luftarakë F-35 për Turqinë, si kundërpërgjigje ndaj refuzimit të Ankarasë për të anulluar kontratën me Moskën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.