Smolensk, mendohet se janë gjetur mbetjet e gjeneralit Gudin të ushtrisë së Napoleonit

Postuar në 10 Korrik, 2019 15:10

Një ekip arkeologësh francezë dhe rusë deklarojnë se kanë gjetur në Smolensk mbetjet e gjeneralit francez të kohës së Napoleon Bonapartit, Charles Etienne Gudin, emri i të cilit është shënuar në Harkun e Triumfit në Paris. Gudin kishte njohje personale me Bonapartin dhe ai u vra në betejë më 22 gusht 1812 në moshën 44 vjeçare. Pas vdekjes, zemra e tij u hoq nga trupi dhe u çua në Paris për t’u vendosur në varrezën pariziene në Pere Lachaise. Sipas të dhënave të kohës, Gudin, i dëmtuar rëndë nga një qitje artilerie, u detyrua të amputonte këmbën e majtë dhe kishte të dëmtuar shumë rëndë këmbën e djathtë.

Është një moment historik jo vetëm për mua, por menodj edhe për të dyja vendet tona. Napoleoni ishte një nga njëerëzit e fundit që e pa atë gjallë çka është shumë e rëndëisshme dhe ai është i pari gjeneral nga periudha napoleonike që kemi gjetur

është shprehur historian dhe arkeologu frëng, Pierre Malinovsky.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.