Edhe në Spanjë e majta  në sherr për "tepsinë"

Postuar në 10 Korrik, 2019 12:36

Spanja ndodhet para një krize të re politike pas takimit të dështuar mes kryeministrit socialist Pedro Sanchez dhe udhëheqëst të partisë  “La Podemos”,  Pablo Iglesias, për mundësinë e bashkëpunimit të formimit të qeverisë.

Duke pasur parasysh se aleanca problematike me partinë e krahut të djathtë Vox  në qeveritë rajonale po shkakton paqëndrueshmëri, kjo situatë po krijon vakum edhe në pushtetin qëndror.

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën prej pandershmëri lidhur me predispozitën e tyre për të gjetur ekuilibrin e duhur për një bashkëpunim qeveritar. Socialistët insistojnë në propozimin e tyre për aleancë me Podemos, duke mos u dhënë poste kyçe qeveritare, por vetëm poste në administratën shtetërore. Mirëpo reaksioni i majtë këmbëngul për të hyrë në skemën e re të qeverisë, duke sugjeruar edhe ministritë që kërkon të drejtojë.

Për më tepër, kreu i Podemoes akuzon kryeministrin socialist se në thelb dëshiron ta çojë sërish vendin në zgjedhje pasi sondazhet tregojnë se socialistët do të fitonin edhe rreth 20 vende të tjera në Parlament, në rast se do të shkonin në zgjedhje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.