Shitja e 2.2 mld dollarë armatime Tajvanit, Kina thirrje SHBA-ve

Postuar në 09 Korrik, 2019 11:01

Ministria e jashtme e Kinës i bëri thirrje SHBA-së që të anulojë menjëherë planin për të shitur 2.2 miliardë dollarë armatime në Tajvan, duke nënvizuar se është kategorikisht kundër këtij veprimi.  SHBA miratoi të hënën shitjen e mundshme në Tajvan të tankeve M1A2T Abrams, raketave Stinger dhe pajisjeve të ngjashme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang bëri komentin e mësipërm gjatë takimit të përditshëm të gazetarëve në Pekin.

Qeveria e Tajvanit kërkoi blerjen e këtyre armëve. Paketa përfshin 108 tanke M1A2T Abrams dhe 250 raketa Stinger Airborne, sisteme që sipas Shërbimit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Pentagonit të SHBA (DSCA)nuk do të ndryshojnë balancën ushtarake në zonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.