Politika i premton burgun vetes

Postuar në 08 Korrik, 2019 22:25

Politika shqiptare ka hyrë në një rreth psikotik dhune verbale dhe lufte civile retorike që herët apo vonë do të çojë në veprime që do përligjin këto që artikulohen sot. Jo për dëshirë, por për të riekuilibruar një skenë të anuar dukshëm nga krahu i krimit ekonomik. Politika shqiptare po premton publikisht Burgun, ndëshkimin; ajo është detyruar të fusë në axhendë prioritare repertorin penal për të cilin mendonte se nuk do të vinte ndonjëherë dita.

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për nevojën e hetimit dhe ndëshkimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të cilin e cilësoi mishërim të politikanit që ka frikë dhe i kundërvihet reformës në drejtësi. Pas kësaj fjalie qëndron premtimi, apo mesazhi se Ilir Meta është nisur drejt burgut.

Lulzim Basha nga ana tjetër, në protestën e mbajtur sot në bulevard ka premtuar fund të pandëshkueshmërisë.

Kriza duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet me parime, dhe jo me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ata që e kanë sjellë vendin në këtë vend, ata që sollën krimin në politikë, ata që u korruptuan, nuk do të dalin nga kriza si shpëtimtarë, por si përgjegjës.Vetëm kjo e shpëton të ardhmen evropiane të Shqipërisë: Nxjerrja e politikanëve të lidhur me krimin para drejtësisë së pavarur. Vetëm drejtësia përmes ligjit. Dua ta deklaroj para gjithë botës: Derisa të dalin para drejtësisë, ata që vodhën votat e shqiptarëve, bashkë me krimin, nuk do të ketë zgjidhje politike. Ne do të bëjmë çdo përpjekje. Do të përdorim çdo mjet për t’i nxjerrë ata para drejtësisë

tha ai.

Dikush mund të mendojë se z. Basha përfshin këtu edhe Edi Ramën, por mesa kuptohet nga fjalitë pasuese kjo nuk është e vërtetë.

Bashkë me ta, do të largojmë Edi Ramën nga pushteti. Njeriun që e solli krimin në politikë, njeriu që ia la shtetin në dorë krimit. Pa u larguar Edi Rama nga pushteti nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ketë zgjedhje të lira. Nuk do të ketë demokraci. Nuk do të ketë integrim në BE

tha Basha.

Zoti Basha dhe z. Rama ia kursejnë burgun njëri-tjetrit, ndoshta në shenjë solidariteti si çuna Tirane. 

Të personalizuar mesazhin zotit Rama ia ka përcjellë ish-kryeministri Sali Berisha sipas të cilit Edi Rama me puçin që po bën kundër presidentit do të dënohet 37 vjet burg. 

Sigurisht që këta bufonë nuk i merr dot seriozisht. E kanë quajtur veten burra shteti, e ca më keq, burra, por u desh vetëm një burokrat me emrin Palmer që t’i shpërfytyrojë deri në një farë feje saqë të gjithë duken si të paraburgosur. Nesër mund të na thonë se drejtësia është e pavarur dhe se qeveria nuk ushtron ndjekje penale. Kjo sepse ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar  lëkurën dhe paratë: të bësh Pazar dhe të mos bësh atë që duan të ta bëjnë. Mirëpo siç na thonë vetë dhe siç e pohojnë tavoloinave të dhjerë siç edhe janë, duket se kësaj radhe në qyp po u futën, i fut tjetër kush.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.