Meta del me qëndrim: Ligjërisht jam i pastër

Postuar në 08 Korrik, 2019 12:10

Teksa pritet që parlamenti të miratojë këtë të hënë në një seancë të jashtëzakonshme ngritjen e Komisionit hetimor për shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti, Ilir meta në një qëndrim për situatën ligjore te krijuar pas 30 qershorit presidenti shpjegon se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se vendim i Kolegjit, nuk prek aspak vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës.

Presidenti e ndërmori këtë akt i mbështetur tërësisht në dispozitat  e Kushtetutës dhe bazuar në argumente plotësisht Kushtetues. Ky Dekret për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, deri në ditën e sotme nuk është kundërshtuar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jo politik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor.

Meta thotë se dekreti i tij për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 tetor është një mundësi që të gjitha palët t’i kthehet rrugës së arsyes. 

“Duke vënë në dukje këtë situatë të qartë ligjore se nuk ekzistojnë ligjërisht zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksuar se dekreti i 13 tetorit është një mundësi e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike, Presidenti i Republikës i fton të gjithë të mos thellohen në rrugën e paligjshmërisë, njëanshmërisë dhe konfliktualitetit. Është koha për t’iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve të Shqipërisë!" 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.