Trump, i paaftë dhe i pasigurtë. Memot konfidenciale të ambasadorit britanik në SHBA dalin në media

Postuar në 07 Korrik, 2019 16:31

Media të ndryshme të huaja po qarkullojnë një informacion që vë në dukje dyshimet e mëdha që provokon personaliteti i Donald Trump edhe brenda aleatëve më të ngushtë të SHAB-ve. Një memo e ambasadorit britanik në SHBA, Kim Darroch, hartuar në vitin 2017 dhe drejtuar qeverisë së tij, hedh dritë mbi vlerësimet e ktij diplomati për presidentin amerikan.

Rrezaton pasiguri. Me të duhet që t’i bësh të thjeshta parashtrimet, madje duhet të flasësh troç

shkruan Darroch.

Lajmin e ka publikuar së pari gazeta “Daily Mail” që citon madje disa memo konfidenciale. Sipas këtyre dokumenteve duket se Trump ka vënë në pikëpyetje sigurinë e Perëndimit me paparashikueshmërinë e tij.

Nuk besojmë realisht se kjo administratë do të bëhet në thelb më normale, më pak jofunksionale, më pak e paparashikueshme, më pka e ndarë, më pak e paaftë…

citohet ai të ketë shkruar diplomati në njërën prej memove.

Gazeta ka publikuar edhe një memo të muait të shkuar, pra qershor 2019, ku Darroch jep gjykimet e veta se ëprse Trump ndryshoi mendje për të sulmuar Iranin.

Ka më shumë gjasa që ai nuk e ndjente asnjëherë se duhej të sulmonte dhe si ishte i shqetësuar për atë sesi do të dukej një gjë e tillë në vitin 2020 në raport me fushatën e vitit 2016. Mjafton vetëm një sulm tjetër i Iranit diku në rajon dhe mundet të kemi një kthesë 180 gradë e Trump. Më tej akoma, humbja e një jete të vetme amerikane mund të bënte një diferencë kritike

shkruan Darroch.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.