Samiti i Vendeve të Europës Juglindore, Erdogan konfirmon pjesëmarrjen

Postuar në 07 Korrik, 2019 14:15

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan njoftohet se do të marrë pjesë në samitin dyditor të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore që mbahet në Sarajevë në datat 8-9 korrik të këtij viti. Sipas drejtorit të Komunikimit të presidentit turk, Fahrettin Altun ky samit është e vetmja platformë që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit.

Takimi do të përqendrohet në hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar bashkëpunimin në Ballkan, veçanërisht në fushën e ekonomisë, tregëtisë, transportit, infrastrukturës dhe investimeve

citohet Altun.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.