Ngjit “përralla” e Mitsotakis, Tsipras kalon në opozitë

Postuar në 07 Korrik, 2019 20:21

Nuk priteshin supriza në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, pasi konfigurimit të skenës politike në zgjedhjet europarlamentare të 26 Majit. “Përralla” e treguar nga kreu i opozitës greke Kyriakos Mitsotakis ngjiti në pjesën më të madhe të elektoratit që duket se i ka dhënë votat për të qeverisur i vetëm.

Konsideratat e para mbi rezultatin e zgjedhjeve i japin konservatorëve të Demokracisë së Re 39-42% të votave ose 158 deputëtë, ndërsa Syrizas së kryeministrit Tsipras 31-33% ose 78-86 deputetë.

Kalimi në opozitë i Tsipras i faturohet politikës së kursimeve, tragjedisë së zjarreve në Mati, përçarjes të së majtës por edhe bashkëqeverisjes me “Grekët e Pavarur” të Panos Kamenos. Nga ana tjetër në të djathtë fitorja e Mitsotakis zheh disi  "mitin" e Kostas Karamanlis  lidhur me popullaritetin e së djathtës. Analistët thonë se nuk është rastësi që Karamanlis nxitoi të deklarojnë besimin dhe mbështetjen për kreun e ri të konservatorëve duke kuptuar që duhet të jetë i afërt me Mitsotaqis, që të ketë të ardhme politike (edhe pse jo, me sa duket, me ndonjë rol në qeveri).

Në parlament me 3-4% ose 9 deputetë u fut edhe partia e ish-ministrit të Financave Varufakis, Pasok arriti të marrë 8-9% apo 23 deputetë ndërsa Agimi i Artë ka rënë ndjeshëm në përqindje me 2-4%. Kalimi në opozitë i Tsipras shton dilemat lidhur me politikën e Jashtme dhe konkretisht çështjet e mbetura pezull me Shqipërinë ku konservatorët kanë ushtruar kritika të forta. Qeveria Tsipras ishte gati të mbyllte një sërë çështjesh me Shqipërinë, përfshi heqjen e Ligjit të Luftës dhe Marrëveshjen e Detit por nga qeveria shqiptare mes duket nuk ka patur të njëjtin vullnet. Në vitet e mandatit të tij si kryeministër Tsipras nuk e vizitoi asnjëherë Shqipërinë, duke anulluar disa vizita të programuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.