Imam Lauren Luli zgjidhet Myftiu i ri i Tiranës
Lauren Luli është që nga sot myftiu I ri i Tiranës. Prezantimi është bërë nga kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërië, Bujar Spahiu gjatë një takimi në selinë e komunitetit me imamët e xhamive të Tiranës.
Myftiu i ri i Tiranës, z. Lauren Luli është teolog. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Islame në Bursa të Turqisë dhe më pas masterin shkencor në Shkencat e Hadithit në KU Bedër, Tiranë. Ai ka ushtruar detyrën e tij si imam dhe myfti si dhe prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së.
Imamët e Myftinisë së Tiranës mirëpritën emërimin e z. Luli në këtë detyrë si edhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe çuar përpara shërbimin fetar në kryeqytetin e vendit.
Ish Myftiu i Tiranës z. Gurra tashmë mban postin e Këshilltarit të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
njofton Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
Add new comment