Poloni, të rinjtë nën 26 vjeç nuk do paguajnë taksa

Postuar në 06 Korrik, 2019 19:16

Polonisë i nevojitet rikthimi i gjithë të rinjve që kanë ikur në vendet e Bashkimit Evropian për të ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë kombëtare.

Për këtë arsye qeveria polake është duke shqyrtuar heqjen e tatimin mbi të ardhurat për qytetarët nën moshën 26 vjeç. Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki tha për Financial Times se "kjo masë ka për qëllim të përmirësojë mundësitë për të rinjtë polakë, në mënyrë që ato të përputhen me kushtet e ofruara në Perëndim".

Morawiecki zbuloi se duke filluar nga viti 2004, vit kur Polonia u pranua në BE u larguan nga vendi  1,7 milionë njerëz. Sipas gazetës The Telegraph, në 2015 në Britaninë e Madhe ishte krijuar një komunitet i madh polak që llogaritej në rreth 680,000 njerëz, kur vetëm Krakoi, qyteti i dytë më i madh në Poloni, numëron 750,000 banorë.

“Gjatë tridhjetë viteve të fundit, ne kemi kërkuar shumë nga të rinjtë, por nuk i kemi ndihmuar mjaft. Punëdhënësit nuk ishin të gatshëm të rrisnin pagat e punëtorëve moshë të re, kështu që ne do të propozojmë heqjen e tatimit mbi të ardhurat"- shton më teh kryeministri polak. Financial Times thotë se qeveria polake synon të miratojë propozimin tani në mënyrë  që nga gushti të hyjë në fuqi.

Kjo do të thotë që të rinjtë që përfitojnë rreth 1670 euro në muaj do të kenë zero tatim mbi të ardhurat. Partia në pushtet “Ligj dhe Drejtësi” e Presidentit Kazynski ka premtuar edhe masa të tjera lehtësuese që lidhen me rritjen e ndihmës sociale apo pensioneve, por që opozita i ka denoncuar si populizim dinak në prag të zgjedhjeve të nëntorit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.