Rotacion pa transparencë në krye të KE-së

Postuar në 05 Korrik, 2019 12:36

Presidenti në ikje i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se procedura për emërimin e pasardhëses së tij, gjermanes Ursula von der Laien nuk ka qenë transparente dhe ka shënuar një ndryshim të padëshirueshëm në praktikat e përzgjedhjes së kandidatëve për postet e Bashkimit Europian.

"Procesi nuk ka qenë shumë transparent"- tha Juncker në një konferencë shtypi në Helsinki, duke iu përgjigjur pyetjes se si liderët e BE-së  zgjodhën këtë javë presidenten e ardhshme të Komisionit Evropian. Zgjedhja e udhëheqësve të rinj të Unionit duhet të ratifikohet nga Parlamenti Evropian.

Juncker shtoi se emërimi i tij pesë vjet më parë ishte transparent, pas  fushatës që ai bëri në zgjedhje. "Për fat të keq kjo traditë nuk vazhdoi"- tha Juncker. "Unë kam qenë i pari dhe i fundit “spitzenkandidat”, shtoi ai duke përdorur fjalën gjermane për kandidatin kryesor në zgjedhjet evropiane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.