Fitore për Shqipërinë në Poznan, Kryeministri qeshi me Merkelin

Postuar në 05 Korrik, 2019 14:54

Nga Samiti i Poznanit na vjen një video ku kryeministri Edi Rama shihet duke shkëmbyer batuta dhe të qeshura me kancelaren Merkel. Këtë shpërndan zoti kryeministër dhe kështu e interpretojnë mediat që i shërbejnë.

Të qeshura dhe batuta kanë ardhur edhe nga Samiti i Berlinit, Vjenës, Triestes. Batutat nuk kanë munguar edhe në takimet dypalëshe, por ja që vendimet e marra dallojnë nga simpatitë personale.

Gjermania ishte kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, pavarësisht se zonja Merkel ka qenë në Shqipëri, pra e ka repsketuar vendin tonë, edhe qeverinë e saj. Që do të thotë se nuk duhen ngatërruar shakaqeshjet samiteve me politikat dhe suksesin e tyre. As se tani që Merkel qeshi, do të thotë se përgjimet e Bild nuk kanë vlerë. Kjo është për fat të keq përparësia e “politikës” së z. Rama: sit ë përgënjeshtrojë Memet Politike të opozitës.

Zoti Rama ngriti në nivelin e një lajmi pozitiv edhe faktin se samitin e Triestes u prezantua me atkete dhe kostum, fakt të cilin së fundmi në një intervistë për gazetën “La Stampa” e quajti se ka qenë i pari që e ka bërë. Madje sipas tij kjo tashmë është kthyer në modë.

Duke injoruar të vërtetën e një gjëje kaq banale me të cilën nuk ka pse të merret një kryeministër, duhet të mos injorojmë rëndësinë që kjo “gjë” manifeston për llojin e diplomacisë së z. Rama. I cili mesa duket I shikon takimet ku e ftojnë si skena performimi në të cilat për një vend të vogël si Shqipëria nuk mbetet veçse të bësh paranteza të tilla prej shegerti që të kesh pak vëmendje.

Përndryshe ne duhet të pyesim, e bashkë me ne edhe mediat që janë kthyer në bojaxhinj imazhi të qeverisë, se çfarë arriti ky njeri i suksesshëm në këto samite dhe takime? Ku janë investimet, ku janë investitorët? Ku u arratis ndryshimi? Ku është të paktën hapja e negociatave? Le t’i gjejmë me të pyetur se kështu shkon edhe në Stamboll, kurse gajasjet dhe miqësitë personale t’Ia lëmë kujtimeve. Sepse në fund të fundit atë rëndësi kanë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.