Von der Leyen, Gjermania eksporton paaftësinë në krye të Komisionit Europian

Postuar në 04 Korrik, 2019 11:58

Ursula Von der Leyen është zgjedhur presidente e Komisionit Europian, një kandidaturë që është brohoritur në disa vende. Asaj i përmenden disa cilësi, mes të cilave fakti se ka shtatë fëmijë dhe përfaqëson kështu shembullin e disiplinës. 

Mirëpo në Gjermani, nga sa raportohet në mediat e huaja, mendojnë ndryshe. Socialdemokrati Martin Schulz, ish-president I Parlamentit Europian, ka shkruar në tuiter se:

Von der Leyen është ministrja më e dobët e qeverisë sonë, por kjo nuk e pengon atë që të marrë detyrën e Presidentit të Komisionit Europian

Sipas tij caktimi i Von der Leyen në detyrën në fjalë përfaqëson një fitore për Orban dhe kompani të cilët ia dolën të shmangin zgjedhjen e Frans Timmermans në këtë detyrë. 

Gazeta “Financial Times” citon një përfaqësues të CDU-së të jetë shprehur se largimi i Von der Leyen nga Ministria e Mbrojtjes ëhstë një gjë e mirë për ushtrinë gjermane edhe për faktins e askush nga aktorët politikë në Gjermani nuk e do atë. 

Po kështu ministrja gjermane u akuzua për plagjiaturë në një pjesë të madhe të tezës së doktoraturës dhe pas një hetimi nga universiteti i Hannoverit u konstatua se teza e saj kishte disa gabime në kuptimin se ajo kishte keqcituar disa materiale. 

Arsyeja e suksesit të saj? 
Miqësia  e njerëzit e duhur si p.sh kancelaren Angela Merkel, kryetarin e parlamentit gjerman, Ëolfgang Schaeuble. Kaq mjafton kudo për të ecur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.