Shpjegimi i 30 qershorit/Lali, ose një votë mbi koefiçentin e pështirosjes

Postuar në 04 Korrik, 2019 22:28

Lali, thonë se je shumë i mërzitur. Se je bërë verem si i thonë andej nga Jugu, helm. Thonë se ke marrë vetëm nja 100 mijë vota dhe se të tjerat t’i rregulloi Denari I KQZ-së. Thonë…se zyrtarisht ti ke marrë shumë vota. Ke thyer edhe rekordin madje. Por ti me firmat në procesverbale ia ke marrë dorën tani.

Por këto kalibrime të turpshme mbulojnë dështimin tënd para indiferentëve, por jo në sytë e partisë. Ti nuk bën dallim nga turma e deputetëve dhe kryebashkiakët askushë që kandidonin kësaj radhe. Nuk bëre dot dallimin, ndryshimin. Punët e shumta të tua nuk duket se magnetizuan qytetarët që ti me pafytyrësinë tënde, tashmë të zakonshme, i quan pakicë e zhurmshme. 13 mijë vota ishin të pavlefshme, pra një pështymë në surratin tënd për të cilin në vitin 2019, në shekullin e 21-të duhet të votojnë me detyrim, për një punë, për një marrëdhënie me pushtetin tënd. Duhet të shkojnë aty që t’i shohin se e kanë ngjyer gishtin, se kanë shkundur votën. Kërkove prezencën dhe nuk e arrite siç doje. Nuk arrite fitore. Kërkove prezencën dhe more pavlefshmërinë. E ke kuptuar dot pse?

Po përpiqemi modestisht ta shpjegojmë. Dhe shpjegimi je Ti vetë z. Kryetar. Që u mësove, na mësove sesi të llogarisim koefiçentin e pështirosjes. Nuk e di si llogaritet? E thjeshtë:

Është vlera që del nga raporti mes shumës së Punëve të deklaruara me Punët e premtuara përmbi punët e bëra shumëzim me sharlatanizmin tënd(daljet në media) plus të gjitha mediat që të mbështesin.

Merr një letër e një laps dhe me pak fare lodhje do ta bësh zgjidhësh këtë ekuacion. Mos ki frikë se mos të pështiroset vetja, sepse prapë ke 100 mijë që kanë bërë sikur nuk kanë kuptuar. Përdore këtë kapital për t’i dhënë kurajo vetes, për të krijuar pasqyrën që të duhet dhe kështu vazhdo. Dyfishoje daljen në media, gënjeshtrën, fol për çdo gjethe që çel në pemët e mbjella, madje edhe për sasinë e shtuar të oksigjenit që ato çlirojnë, përqafo sa më shumë romë dhe shërbe sa më shumë dreka në qendrat sociale. Jep leje pallatesh dhe bëj sikur nuk kupton se po e çon në fund këtë qytet. Ke shans që ta shndërrosh koefiçentin e pështirosjes në një faktor pozitiv, në koefiçent fërkimi mes naivitetit dhe besimit të shumëkujt dhe nevojës për ndryshim, largim nga modeli yt i të bërit sikur 24 orë në 24. Na ndihmon të gjithëve kështu;))

Përpara Lali me të njëjtën mënyrë! Ah, mos harro të shpërblesh(me fjalë të mira, mos na keqkupto)mediat që të shërbejnë dhe zhgarravisin budallallëqet komunale që t’i i shet si progres i një qyteti që nuk e pranon Bullizmin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.