Nuk mjafton dorëheqja për Damianin

Postuar në 04 Korrik, 2019 14:14

Damian Gjiknuri – që tashmë nuk ka nevojë për prezantim – ka replikuar sot në Parlament me deputetin Ralf Gjoni. Replika në fakt erdhi pas kërkesës së Gjonit sipas të cilit Gjiknuri është kusht i opozitës. Pra ikja e tij nga drejtimi i Komisionit të Reformës. Lexoni më poshtë replikën e ish-ministrit të Infrastrukturës dhe subjekt i dosjes 184:

Z. Kryetar, unë nuk kisha ndërmend të flisja, por meqenëse m’u përmend emri dua të them dy gjëra. Siç duket, çdo opozitë, për t’u ndjerë e rëndësishme kërkon të gjejë një armik apo ndonjë qëllim. Ata jashtë parlamentit kishin "Rama ik", këta këtu na paskan dalë me "Damian ik". Harrojnë se në pushtet nuk të sjell sistemi dhe as ligjërimi kur të duket vetja se po thua gjëra të mençura, por të sjell vota. Nëse vjen Partia Demokratike në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ne e kemi bërë të qartë se dialogu nuk është këtu vetëm për ju, por edhe për opozitën jashtëparlamentare dhe ajo do jetë se s’bën. Kur të vijnë ata me "Damian Ik" unë vetëofrohem si Presidenti për zgjidhje. S’ka problem fare kështu që mos e kini merak

Zoti Gjiknuri thotë se në pushtet të sjell vota. Por vota ka disa ngjyra, ndërkohë që shtetin e bën ligji dhe kushtetuta, kur zbatohen ashtu siç duhet. Ndaj nëse z. Gjiknuri është realisht aq demokrat sa edhe ligjëron, atëherë duhet të vihet në dispozicion të hetimit për të gjitha zullumet për të cilat akuzohet, pasi të qenit deputet i jep imunitet.

Nuk është askush aq naiv të besojë se kryedemokrati Edi Rama do ta lëshojë Damian Gjiknurin, sepse është normale që nuk do të mbytet edhe vetë. Por meqenëse Gjiknuri, si jurist i çquar që është flet për votën dhe forcën e saj, le të na thotë mendimin e tij:

Nëse Ju – Ti – bie në Burg sepse kështu vendos Gjykata, socialistët do ta votojnë sërish PS-në? Apo do të zhgënjehen kaq shumë nga kupola, saqë mundet edhe të bojkotojnë?

Përgjigja e kësaj pyetjeje ka rëndësi për stabilitetin e qeverisjes, pasi nëse socialistët do të vazhdojnë të votojnë partinë e zemrës, hetimi eventual i Gjiknurit nuk ka as kosto minimale politike të brendshme. Nëse ata do të kushtëzojnë votën e tyre, atëherë të gjithë duhet të brohorasim, sepse do jemi dëshmitarë të një kulture politike demokratike.

Kështu që udhë e mbarë në Vetëofrim z. Gjiknuri dhe inshallah si thotë fjala e gjen pikëmbërritjen sa më shpejt!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.