KQZ-ja kreative refuzon hapjen e kutive

Postuar në 04 Korrik, 2019 20:43

Përfaqësuesit socialistë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve hodhën poshtë një kërkesë të kryetarit Klement Zguri për hapjen e kutive dhe hetimin administrativ të shifrave që KQZ publikoi për zgjedhjet lokale.

Zguri bëri këtë parashtrim:

 “Për shkak të këtyre paqartësive deklarova që KQZ të ndërmerrte hetim administrativ. I bëj thirrje kolegëve të mi, duke besuar që kjo që po kërkoj dhe nëse biem dakord ajo që do të bëjmë ndihmon në rritjen e transparencës dhe në risjelljen e besimit të publikut në procesin zgjedhor. Propozimin e kam në tavolinë dhe kolegët do duhet të japin mendimin e tyre qoftë edhe nëpërmjet votës. Unë propozoj që KQZ-ja të nisë hetimin administrativ duke kërkuar procesverbalet e mbylljes së qendrave të votimit dhe listat ku kanë votuar njerëzit, për çdo zonë zgjedhore.”

Por tre anëtarët e mazhorancës refuzuan të kryhet një hetim administrativ. Edlira Jorgaqi tha se  kërkesa nuk është e mbeshtetur në ligj, Bledar Skënderi se në këtë fazë të procesit ky hetim nuk mund të kryhet pasi KQZ ka atrbibutet e një KZAZ-je dhe nënkryetari Denar Biba se me argumentin se ky propozim është hedhje në erë e të gjithë procesit zgjedhor. Biba tha po ashtu se transmetimi i të dhënave on line mbi pjesëmarrjen apo rezultatet nuk është bërë pasi KQZ nuk zotëron një sistem elektronik për zgjedhjet lokale, por vetëm për ato parlamentare. Çka në fakt nuk është e vërtetë pasi në 2015, KQZ ka kryer transmetimin e të dhënave për zgjedhjet vendore.

Kjo është një arsye më tepër pse duhet kryer hetim administrativ, për një çështje të cilën po të kujtojmë Partia që ka emëruar zotin Biba në atë Komisionin e kishte kalë beteje në vitin 2009 me slloganin “Hap kutitë ose largohu”.

Përtej kësaj të pavërtete që deklaroi nënkryetari i KQZ, burime brenda Komisionit thanë për ResPublica se ndalimin e raportimit të të dhënave nga Komisionet Zonale në KQZ e ka penguar pikërisht zoti Biba për shkak të shifrave që tregonin një të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje, ndryshe nga pritshmëritë që kishte Partia Socialiste.

Kujtojmë që raporti i ODIHR-it kritikoi ashpër njëanshmërinë e funskionimit të KQZ-së, duke thënë se interpretoi në mënyrë kreative ligjin, nuk u tragua transparente në vendimet e saj si dhe  nuk respektoi ekuilibrat e administrimit Zgjedhor. Partia Demokratike ka paralajmëruar se ndaj Bibës dhe anëtarëve të mazhorancës në KQZ do të bëjë kallëzim penal në Prokurori për manipulim të të dhënave zgjedhore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.