E akuzuan si ushtar të Sorosit, kryeministri Rama tallet me Trump dhe trumpistët e Tiranës

Postuar në 03 Korrik, 2019 15:11

Shkruan sot kryeministri Edi Rama në rrjetin social tuter:

Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter

Për një kryeministër që premtoi kujdes të posaçëm për shkrimin e gjuhës shqipe dhe që siç vihet re edhe në këtë status, shkruan me të gjitha germat e alfabetit të shqipes, një gabim ortografik në fjalën Trump(b)etoj është disi i pazakonshëm. Në mos është vënë aty si një formë ironie ndaj trumpistëve të Tiranës që e kanë akuzuar zotin Rama si soroist.

Mesa duket z. Rama nuk ka ndonjë iluzion se mund të rregullojë gjë me presidentin amerikan, i mjafton miratimi nga DASh dhe ambasada në Tiranë, teksa shfrytëzon rastin për të goditur përkrahësit e vetëshpallur të Trump në Tiranë. Ça bëhet kështu: edhe kryeministri i hapi luftë Amerikës? Apo po kontribuon edhe ai për rikthimin e saj te vlerat liberale?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.