30 qershori, një lloj referendumi për të grabitur demokracinë

Postuar në 03 Korrik, 2019 22:24
Spiros Kutulas

Kreu i Departamentit Për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në Kembrixh, David Runciman në librin e tij me titull “How Democracy Ends” në shqip “Përfundimi i Demokracive” ilustron mënyrën me të cilën “grabitet demokracia përmes grushteve graduale të shtetit nga disa që pastaj bëjnë zgjedhje për të legjitimuar pushtetin e tyre".

Duke analizuar skemat graduale të rithemelimit të regjimeve  Runciman thotë se në demokracitë e audiencës apo demokracitë referendare njerëzit vetëm sa shikojnë një shfaqje ku roli i tyre është të japin ose jo duartrokitjet e tyre, kur kjo gjë u kërkohet.

Këta lloj spektatorësh merren për hunde në skenën e votimit për të thënë një "po" ose "jo" të thjeshtë për një propozim që u serviret ku ata vetë nuk kanë luajtur ndonjë rol në formësimin e tij. "Jo çdo" referendum " është parakusht për prezumimin e një grusht shteti, por referendumi është një mënyrë për të menaxhuar një grusht shteti të tillë"- përfundon profesori britanik.

Të dielën, më 30 qershor, qeveria shqiptare mbajti zgjedhje bashkiake, ndërsa Presidenti i Republikës  dekretoi shtyrjen e tyre më 13 tetor. Në fakt, këto nuk ishte zgjedhje sepse votuesit nuk kishin mundësi të zgjidhnin midis dy ose më shumë kandidatëve. Qeveria mbajti votime në të gjitha bashkitë për të konfirmuar kryetarët e saj potencialë pa asnjë kandidat tjetër. Nëse këtë farsë do të donim ta atashonim në proceset demokratike, mund të themi se ngjan vetëm me një referendum. Transformimi i zgjedhjeve në një referendum është diçka që vetë kryeministri nuk e fshehu veten, as kryetarët e bashkive.

Karakteristik ishte fjalimin i kryetarit të Bashkisë së Himarës Jorgo Goro në tubim qendror të fushatës  ku, fjalë për fjalë, u kërkoi njerëzve mbështetje për Edi Ramën të dielën, duke iu referuar punës së qeverisë socialiste gjatë qeverisjen e saj. Gjatë fjalës së tij, Gore, nuk bëri asnjë referencë për punën e e tij si  kryebashkiak i Himarës, por  vlerësoi vetëm punën e Kryeministrit dhe kontributin e tij për vendin.

Duke pasur parasysh tolerancën në mos mbështetjen e hapur të faktorit  ndërkombëtar për qeverinë e  Edi Ramës, Shqipëria po përgatitet të kalojë në rrugë shumë të rrezikshme  muajt e ardhshëm. Në një anë përsillen anarkia dhe kaosi i 97-ës ndërsa nga ana tjetër absolutizmi që është duke u përpjekur të arrijë Rama, i cili aktualisht ka mbledhur të gjitha kompetencat dhe kontrollon të gjitha institucionet në Shqipëri.

Njëkohësisht qeveria është e rrënuar nga skandalet e korrupsionit që lidhen me administratën, drejtësinë, krimin e organizuar, veçanërisht prodhimin dhe trafikimin e drogës, kontrollin e medias dhe  blerjen e votës. Opozita beson se përqendrimi i pushteteve dhe paratë e zeza që këto aktivitete sjellin ndihmojnë qeverinë të kapërcejë krizat çdo herë.

Marrë me shkurtime nga Huffingtonpost.gr

Titulli Respublica

 Autori është Kryetar i Shoqatës së Himariotëve në Athinë, dhe anëtar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

https://www.huffingtonpost.gr/entry/pos-teleionei-e-demokratia-sten-alvania-kai-o-rolos-tes-ellenikes-meionotetas_gr_5d1b53b0e4b03d6116421cc9?utm_hp_ref=gr-homepage

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.