Irani nuk është armiku i vërtetë i arabëve

Postuar në 28 Qershor, 2019 13:57

Shtetet e Gjirit Persik po komplotojnë me Izraelin kundër Iranit, duke e konsideruar atë si kërcënimin kryesor në rajon. Kështu është shprehur shkrimtari egjiptian Fahmi Huwaidi sipas të cilit Irani nuk përbën kërcënim për arabët, pavarësisht dallimeve.

Kjo është qesharake, kjo është padyshim një thënie e vjetër izraelite që daton ën vitin 1979 që me nisjen e revolucionit islamik në Iran. Izraeli ka frikë dhe po kërkon të zhvendosë vëmendjen nga krimet që kryen në territoret e pushtuara

citohet Huwaidi.

Sipas tij mbarë rajoni po vepron dhe jeton mbi një frikë iluzive.

Kemi mbërritur në një pikë që jemi ne që po mohojmë Palestinën për t’i pëlqyer Izraelit dhe SHBA-së dhe duke patur frikë nga Irani. Irani nuk është armiku. Është e vërtetë që ne kemi probleme dhe mosmarrëveshje me Iranin, por ai nuk është armiku ynë i vërtetë. Armiku ynë strategjik është Izraeli

vijon shkrimtari egjiptian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.