Presidenti nuk ka çfarë të bëjë...Banorët nuk kanë asnjë hall, llafosen për Kushtetutën

Postuar në 27 Qershor, 2019 13:35

Nuk ka kufij shtirja e Partisë Socialiste për të dëshmuar normalitetin në një vend që e ka humbur atë. Kryeministri Edi Rama e nis ditën me kafe me banorë të njësive administrative në Tiranë, metë cilët flet për çështje të politikës. Askush nuk e pyet kryeministrin për problemet e veta, për hajdutërinë e legalizuar të administratës, për çmimet, koston e jeteës. Jo, banorët e Tiranës janë të lumtur. Ata e pyesin kreun e qeverisë për hallet e Presidentit dhe të opozitës. Dhe si përgjigje marrin qetësinë e kryeministrit dhe mesazhet e tij për kundërshtarët. Ja një bisedë – muhabet dy lekësh:

Banori: Mbase sot me Lulin caktoi datë tjetër.

Rama: Kjo është kot s’ka sens, këtu ka institucione secili ka pjesën e vet, presidenti nuk ka asnjë të drejtë, kështu është kur e lexon kushtetutën në filxhan.

Banori: Si e kemi presidentin?

Rama: Siç rrotullohet Hëna.

Banori: Po nëse shkrin parlamentin.

Rama: Ai mund të marrë edhe vendim t’i shpallë luftë Amerikës, jo mund të bëjë dhe dekret.

Banori:  Çfarë nuk bën vaki, por të gjithë njerëzit e kuptojnë.

Rama: Edhe prandaj e gjitha kjo është gjithmonë e më bindëse për këdo që akoma se ka kuptuar se për të bërë gjëra të tilla duhet të ketë patjetër një motiv shumë të fortë, nuk është motivi zgjedhjet, sepse fundja janë zgjedhje vendore. Është arsyeja se janë të tmerruar nga drejtësia, sa më shumë e bëjnë këtë them o Zot çfarë kam bërë.. se njerëzit dyshojnë, mendojnë.

Cili kryeministër serioz sillet në këtë mënyrë? Pyesim sillet, sepse e dinë të gjithë që vendimet i merr tjetër kush. Është e qartë se zoti Rama kapardiset kaq i qetë sepse ka marrë disa garanci për të vijuar përpara.

Shikoni si vijon njoftimi i mediave të pushtetit për këtë takim:

Kryeministri ndodhej në takim me banorët e njësisë 4 ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili kërkon një mandat tjetër për të vijuar me projektet për Tiranën

Pra kandidati që garon është një fjali në fund, ai është bishti i kavallit në këtë histori banorësh që interesohen për “Gjirin Persik” në një fushatë që presupozohet se ka të bëjë me hallet e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.