Dekreti i tretë: Zgjedhjet lokale më 13 tetor

Postuar në 27 Qershor, 2019 14:44

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka njoftuar sot se do të dekretojë 13 tetorin si datë për zgjedhjet lokale. Në një konferencë të posaçme për shtyp, kreu i shtetit ka sqaruar arsyet e tij për këtë vendim që vjen pas dy dekreteve: të parit që caktoi datën 30 qershor dhe të dytit që e anulloi atë.

Dekreti për datën e re të zgjedhjeve, që është data 13 tetor. Dy arsyet pse kam vendosur këtë datë, sepse është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhjet vendore gjithëpërfshirëse.

Arsyeja e dytë është sepse si e kam nënvizuar edhe në 8 qershor, kur e zhdekretova datën e zgjedhjeve, ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë të integrimit europian, të mos shkëputjet të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave.

Kemi humbur shumë kohë, por për fat të mirë në axhendën e BE është për të marrë një vendim për çeljen e negociatave në tetor, dhe mbledhja është më 18

ka thënë Meta.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se nuk njeh dekret tjetër për zgjedhjet, veç atij të parit, ndaj ky i sotmi është një akt që duket se thjesht sa do të shtojë dyshimet mbi vlerën e zgjedhjeve që duket se shumica do t’i zhvillojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.