Gënjeshtra edhe pa kundërshtarë

Postuar në 26 Qershor, 2019 12:07

Pak ditë para se Partia Socialiste të shkojë në votime, kandidati i saj për Tiranën, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh përmes të cilit ndër të tjera ka thënë: 

Në 30 qershor, ne kemi një mundësi fantastike të shprehemi se si e duam Tiranën tonë. Në këto 4 vite, bashkë kemi bërë punë të mrekullueshme, duke filluar nga Sheshi, nga Pazari, nga Liqeni, nga Bulevardi, shkollat, kopshtet, çerdhet. Unë kam vetëm një plan, të rri dhe të jetoj në Tiranë dhe teksa shoh djalin tim që rritet në këtë qytet, mendoj për gjithë fëmijët tanë, se çfarë mund të bëjmë më shumë në 4 vitet që vijnë, si mund të ecim më shpejt, e si mund të vazhdojmë përpara në rrugën që kemi nisur

Mjafton ky paragraf për të gjetur disa gënjeshtra dhe për të kuptuar filozofinë e mashtrimit. Ose më saktë institnktet e një njeriu që jetoj politikisht përmes të pavërtetës. 

Sheshi “Skënderbej” u financua nga qeveria shqiptare, kurse Bashkia e z. Veliaj financoi vetëm 2 milionë euro. 
Pazari I ri është projekt i mbyllur nga z. Basha, njësoj si zgjatimi I Bulevardit. 
Por nuk është vetëm këtu çështja. Është e kuptueshme se një kandidat do përmbledhë në mesazhin e vet arritjet ose ato që mendon se janë arritje, mirëpo nën administrimin e tij Tirana u polarizua. Zoti Veliaj gënjeu me lejet e ndërtimit, ai u keqpërdor dhe keqpërdori besimin në çështjen e Teatrit Kombëtar dhe u përfol shumë në problemet e krijuara me landfillin e Sharrës. 

Është e qartë se kryetari aktual i Bashkisë është një ushtar në interesat e kryeministrit dhe një zëdhënës i interesave të ndërtuesve për të përdorur fotografitë me fëmijë dhe demagogjinë dylekëshe të gjelbërimit si gjethe fiku përballë votuesve. 
Duhet njohur se mënyra e tij e propagandimit ka ngjitur. Ka shumë njerëz që mendojnë se z. Veliaj ka punuar, duke ngatërruar investimet e bëra me një buxhet të madh, me punë që janë minimale në një qytett e sidomos kryeqytet që pretendon se është europian. 

Do të duhet kohë që kjo mendësi të shqitet nga koka e një pjese të njerëzve që nuk duan të vlerësojnë së pari shtrenjtimin e jetës, raportin e administratës me ta, përpara se t’i gëzohen një bordure apo një trotuari të ri. Dhe do të duhet denoncim real për aferat e Bashkisë që deri më tani janë mbuluar qëllimisht sepse bashkia siç e dimë ka se çfarë të japë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.