Drama e emigracionit, babë e bijë gjenden të mbytur në kufirin ShBA-Meksikë

Postuar në 26 Qershor, 2019 12:26

Një imazh i një babai me vajzën e vet mbytur në Rio Grande që ndan Teksasin nga Meksika, ka qarkulluar në mediat kryesore të botës si dëshmi dhe simbol i kohës sonë. Fotoja është shkrepur nga gazetarja Julia Le Duc dhe është komentuar gjerësisht. 

Oscar Alberto Martinez, është mbytur me vogëlushen e tij 23 muajshe Angie Valeria, me fytyrën zhytur në ujin me baltë. Ato pamje që Mesdheu shpesh ia fsheh syve të botës, lumi në kufirin meksikano-amerikan i ka shfaqur në formën e një tragjedie familjare. Njësoj si në kufirin detar turko-grek me sirianët që mbyteshin, edhe vajza e vogël e ka mbyllur jetën në një botë që po shton kufijtë, po hermetizohet përherë më shumë.

Comments

Submitted by Rexha qe e Vrau Kali (not verified) on

I vrafte zoti ata qe detyrojne njerezit te emigrojne , qofte edhe per nje jete me te mire. TRamp o trap si do ndjeheshe po te ishte fija yt, vellai yt , po te ishe ti vete? Bota po shkon per lesh, me kete urrejtje shume perpara ka shkuar , duhet riformatuar gjithe globi, jo nje apo dy vende. Siguroini jetesen me dinjitet cdo qenieje njerezore , pastaj pasurohuni deri sa tju pelcasin temthat, o bisha te pashpirt

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.