Zbardhet skema korruptive e punonjësve të AMA-s

Postuar në 22 Qershor, 2019 17:45

Me një skemë mirëfilli shpërdorimi të detyrës përmes korrupsionit dhe rryshfeteve rezulton të këtë funksionuar Autoriteti i Mediave Audiovizive vitet e fundit. Këtë e faktojnë vepprimet e grupit që u zbulua rastësisht nga përgjimi i Bledar Karajt me qëllim zbulimin e plagosjes së tij në vitin 2013 në Elbasan.

Nga këto përgjime të zbardhura nga Shqiptarja.com rezulton se Bledar Karaj dhe Adem Boriçi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, realizonin nëpërmjet televizionit kabllor “Brado” transmetime të paligjshme dhe duke paguar shuma të ndryshme parash te shtetasi Andrea Nathanaili, kërkonin prej tij ndërhyrjen tek anëtarët e bordit të AMA-s dhe punonjësve të tjerë të këtij institucioni që të mos pengoheshin në kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në këtë skemë janë vetë anëtarët e AMA-s që sabotojnë punën e inspektorëve gjatë kontrollit të subjekteve që operojnë në mënyrë të paligjshme.

Mes Andrea Nathanaili, dhe Suela Musta rezulton se bisedohet në lidhje me uljen e gjobave të vëna për subjekte të ndryshme që transmetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nga ana e Suelës i jepet informacion Andreas në lidhje me uljen e masës së gjobave dhe faljen e tyre për subjekte të ndryshme. Në një nga këto biseda rezulton se Suela i thotë Andreas se “e ula gjobën për subjektin që unë interesohesha, nga 20 milionë në 10”.

Andrea Nathanaili sipas përgjimeve  paguhet me një shumë prej 30.000 lekësh në muaj, me qëllim që ai, me njohjet që ka në bordin e AMA-s, të ndërhyjnë në mënyrë të kundërligjshme me qëllim pengimin e punonjësve të AMA-s për të ushtruar kontroll në subjektin e shtetasit Bledar Karaj në qytetin e Elbasanit.

Të arrestuarit për korrupsionin në AMA

1.    Bledar Karaj, Përfaqësues i TV kabllor "Brado" në Bradashesh

2.    Adem Boriçi, pronari i televizionit privat kabllor "Brado" me frekuencë në Bradashesh/ Licencën e ka marrë në vitin 2011.

3.    Andrea Nathanaili,Ish-Këshilltar në AMA

4.    Suela Musta Anëtare e Autoritetit të Medias Audivizive

5.    Izmir Hajdari Gazetar dhe ish-inspektor i AMA

6.    Artan Drazhi, lindur dhe banues në Elbasan,

7.    Shkëlqim Sula, u shpall në kërkim

https://shqiptarja.com/lajm/ekskluzive-zbardhen-biseda-telefonike-mes-zyrtareve-te-ama-mos-vene-gjobe-10-mln-leke-se-fillojne-presionet-tullacat

https://shqiptarja.com/lajm/ekskluziveoperacioni-ne-elbasan-zbardhen-pergjimet-e-zyrtareve-te-ama-sa-leke-moren-dhe-si-ulen-gjoben-20-mln

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.