Protesta, por edhe dorëheqje në Gjeorgji  (Video)

Postuar në 22 Qershor, 2019 12:08

Mijëra protestues dolën përsëri në rrugët e Tbilisit me thirrjet për zgjedhje të parakohshme. Përplasjet u përshkallëzuan një ditë pas fjalimit në sallën e parlamentit të Gjeorgjisë të deputetit rus, rus Sergei Gavrilov.

Protesta e të premtes u zhvillua e qetë, ndryshe nga ajo e së enjtes ku rreth 10,000 njerëz dolën në rrugë. Në kryeqytetin gjeorgjian u shënuan skena kaotike, ku policia  përdori plumba gome, ndërsa u raportuan shumë arrestime.

Ndërkohë, kryetari i parlamentit Irakli Kobakhidze, anëtar i partisë në pushtet “Ëndrra e Gjeorgjisë”, dha dorëheqjen pas një takimi të jashtëzakonshëm me krerët e partisë. Kobakhidze theksoi se dha dorëheqjen si shenjë e "përgjegjësisë së lartë", dhe jo sepse iu nënshtrua "kërkesave të papërgjegjshme të partive opozitare". Nga përplasjet pati 240 të plagosur, duke përfshirë 80 oficerë policie dhe 305 të arrestuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.