Kërkoi bisedime me Iranin pak para se të urdhëronte sulmin ushtarak të anulluar

Postuar në 21 Qershor, 2019 13:35

Taktika e ndjekur me Korenë e Veriut duke se ka udhëhequr sërish Presidentin amerikan Donald Trump në provokimin e një klime luftarake me Iranin. Por duket se taktika presim për përfitim, tipike e një njeriu të biznesit, nuk ka funksionuar. Mediat e ndryshme raportojnë se Trump ka njoftuar pak para urdhërit për sulm Iranin dhe zyrtarët e tij të lartë përmes kanaleve zyrtare në Oman.

Në mesazhin e tij Trump thoshte se ishte kundër çdo lufte me Iranin dhe se donte bisedime me Teheranin për një sërë çështjesh…ai la një afat të shkurtër për të marrë përgjigjen tonë por përgjima e menjëhershme e Iranit ishte se i takon Liderit Suprem Khamenei që të vedosë për këtë çështje.

Ne bëmë të qartë se Lideri është kundër çdo bisedimi, por mesazhi do t’i përcillet atij për të marrë një vendim…Gjithësesi ne u thamë zyrtarëve të Omanit se çdo sulm ndaj Iranit do të ketë pasoja rajonale dhe ndërkombëtare

citohen zyrtarët iranianë nga Reuters.

Mediat amerikane kanë raportuar se Trump anulloi urdhërin për sulm pasi avionët ishin ngritur në ajër, duke krijuar kaos dhe paqartësi mbi atë se çfarë ka ndërmend të bëjë SHBA. Zoti Trump mesa duket kërkon një marrëveshje të re, në terma të reja, në mënyrë që të paraqesë në planin e brendshëm një fitore të radhës. Njësoj si në rastin e Koresë së Veriut, por pa sjellë në praktikë rezultate cilësisht të reja, përveç çtensionimit të marrëdhënieve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.