Facebook krijon kriptomonedhën e vet. A do të paralajmërojë për rreziqe Banka e Shqipërisë?

Postuar në 18 Qershor, 2019 15:02

Drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg njofton sot përmes një shkrimi se kompania e tij ka ndërmend të hyjë në sektorin e kriptomonedhave. Libra quhet monedha e re e krijuar prej tij dhe Calibra quhet shërbimi ndihmës që mundëson transfertat duke nisur nga krijimi një portofoli dixhital që do të jetë aktiv në WhatsApp dhe Messenger.

Zuckerberg mendon se krijimi i monedhës në fjalë zgjidh një problem jo të vogël global dhe që është fakti se sot në botë ka 1 miliard njerëz që nuk kanë një llogari bankare, por që kanë një smartphone.

CEO i Facebook njofton se për përdorimin e Libras ka marrëveshje me kompania të tjera të njohura që do të krijojnë mekanizmat e vet për të bërë të mundur përdorimin e kriptomonedhës. Mastercard, PayPal, PayU, Stripe, Visa, Booking, eBay, Farfetch, Lyft, Spotify dhe Uber janë disa prej kompanive që do të lejojnë që përdoruesit të kryejnë veprime me Libra.

Janë 27 bashkëpunëtorë në këtë sipërmarrje që shfrytëzon një botë të tërë që “ushqehet” përditë në rrjetet sociale duke i ofruar një shërbim “monetar” që me gjasë do të konkurojë sektorin tradicional bankar.

Mbetet për t’u parë nëse Banka e Shqipërisë do të njoftojë sërish qytetarët shqiptarë që t’i rrinë larg kriptomonedhës së Zuckerberg siç bëri vitin e kaluar me Bitcoin. Është interesante sesi Gogoli krijohet përherë për shqiptarët që po mbyten përditë në mikroekzistencën e tyre dhe të institucioneve – banda që kanë lejuar të krijohen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.