Përplasje Erdogan-Makron

Postuar në 16 Qershor, 2019 10:59

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan reagoi ashpër ndaj homologut të tij francez, Emanuel Makron për mbështetjen që ky i fundit ka shprehur ndaj kërkimeve që po bëhen Zonën Ekskluzive Ekonomike në Detin e Qipros.

"Për Mesdheun lindor mund të flasin ata që kanë të drejtë të flasin. Me çfarë të drejte flet Franca për Mesdheun Lindor? Macron është një axhami. Nuk di asgjë. Ne nuk tërhiqemi nga të drejtat që kemi në Qipro"- tha presidenti turk.

"Ne jemi një nga vendet garantuese të stabilitetit të Qipros. Greqia dhe Britania e Madhe janë gjithashtu garante. Çfarë bën Franca atje? Ata që jetojnë në Qipro, turq apo grekë, kanë të drejta të barabarta dhe ndajnë. Nëse kërkon të thotë se TOTAL ka bërë marrëveshje, atëherë le të flasë kompania. Francë, nuk ka të drejtë të flasë"- theksoi  ai.

Erdogan reagoi pas deklaratave të presidentit Makron në Samitin e Evropës Jugore, i cili kishte akuzuar Turqinë për "ndërhyrje të paligjshme" të Turqisë në Zonën Eksluzive Ekonomike të Qipros. "Dua të përsëris solidaritetin tim ndaj Qipros, mbështetjen dhe respektin tim për sovranitetin e saj kombëtar. Turqia duhet të ndalojë veprimet e paligjshme në Zonën Ekonomike Ekskluzive të Qipros. BE-ja nuk do të tregojë asnjë një dobësi në këtë çështje"-pati deklaruar Makron.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.