Golan, komuniteti hebre merr emrin e Trump

Postuar në 16 Qershor, 2019 21:21

Në veri të Lartësive Golan u hodh guri i themelit për krijimin e një komuniteti hebre që do të njihet si Trump Heights - Lartësitë Trump. Një gjest vlerësimi ky për presidentin amerikan që i njohu këto lartësi si pjesë të Izraelit.

Ishte vetë  kryeministri Netanyahu që muajin e kaluar lajmëroi se emërtimi i komunitetit të ri ishte një iniciativë e tij.

Sapo Netanjahu e bëri planin publik, Këshilli i Lartësive  Golan u përmbyt me kërkesa për informacion rreth komunitetit të ri. "Qindra njerëz kanë mbërritur nga  jashtë, shumë prej tyre hebrenj nga Kanadaja dhe SHBA-të, të cilët thonë se duan të bëhen rezidentë të këtij komuniteti”-  thotë kreu i Këshillit Rajonal të Golan, Haim Rokach. Grupi i parë që pritet të vendoset  përfshin 24 familje, me çifte të rinj të moshës 21-42 vjeç.

https://www.israelhayom.com/2019/06/16/hundreds-of-jews-want-to-make-aliyah-and-live-in-trump-heights/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.