Gjykatës sipas rastit!

Postuar në 14 Qershor, 2019 20:00

Fletëthirrja e Prokurorisë për Lulzim Bashën nuk është se çuditi opinionin mbi zbulimin që organi i akuzës mund të ketë bërë rreth kësaj çështjeje me natyrë patriotike. Por në terma publiçitarë ngriti dukshëm humorin e mazhorancës dhe liderit të saj që e ka bërë argument të fushatës së tij lart e poshtë në Shqipëri.

Nuk dihet nëse zoti Rama ka ndonjë informacion më shumë se Prokuroria mbi këtë temë, pasi në një kafe zyrtare me elektoratin e tij ka deklaruar se lobimi rus në SHBA-a i Partisë Demokratike gjatë periudhës zgjedhore të vitit 2017, është një pastrim i pastër parash.

Normalisht në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për këtë çështje ai mund të thirret në Prokurori, meqenëse ka artikuluar edhe një akuzë publike, ndonëse e ngjashme me atë të vattësve të zonjës Marku. Zoti Rama mesa duket ka harruar që verdiktin e jep gjykata dhe këtë rol e merr mesa duket sa herë është i entusiazmuar.

Nuk është rasti i pari në fakt që zoti Rama prezumon fajësinë e të tjerëve duke bërë gjykatësin. Përmendim këtu çështjen e Francesco Becheti-t ku nuk i kurseu akuzat në rrjetet sociale për biznesmenin italian, akuza të cilat në fakt u morën në konsideratë nga Gjykata Europiane (apo ICSID, sepse në fakt qeveria vazhdon të mbajë të fshehur vendimin, dhe as selia e gjyqit nuk është e qartë) që i dha të drejtë në fund zotit Becheti, madje me një faturë të majme financiare që duhet të paguajë qeveria.

Ndryshe sjellja e zotit Rama për përgjimet e dosjes 339 apo për rastet që preknin z. Tahiri, të cilat nuk i konsideron prova por sallatë fjalësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.