Basha merret i pandehur, Meta merr drejtimin e krizës në emër të opozitës

Postuar në 13 Qershor, 2019 18:42

Në kulmin e krizës politike, Prokuroria ka bërë një akt që mesa duket do shtojë tensionet . Organi i akuzës ka lëshuar një fletëthirrje për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku në cilësinë e të pandehurit, ai do të njoftohet për akuzën lidhur me kontratat e lobimit të kësaj force politike në Shtetet e Bashkuara

Ky urdhër vjen në një kohë që Prokuroria  është akuzuar si e njëanshme dhe e dirigjuar politikisht nga mazhoranca dhe kreu i saj.  Dyshimet për këtë burojnë nga fakti se Prokuroria ka qenë shumë e zvarritur në hetimet për dosjen 339 ku janë të implikuar eksponentë të lartë të Partisë Socialiste si Vangjush Dako, Damian Gjiknuri etj.

Situta duket e tendosur për shkak të agravimit të sulmeve personale ndaj njëri-tjetrit me akuza dhe kundërakuza. Lulzim Basha ishte shumë i ashpër në daljen që bëri me gazetarët duke folur për lidhjet kriminale të Edi Ramës që në kohën që ai drejtonte bashkinë e Tiranës. Kjo periudhë e zotit Rama është përmendur shpesh edhe ngë Berisha si provë e lidhjeve të tij me grupin kriminal të Denis Ginës, si kjo deklaratë e vitit 2015. "Lidhjet me Denis Ginën që e vuri drejtor të kinemasë Millenium, pastaj ato me dondollakun që deklaroi në Firence që Ramën e kemi në dorë, pastaj lejet e ndërtimit që i ka dhënë Orik Shytit që shkon e “paguan” taksat tek zyra e Briseideës së tatimeve". https://lapsi.al/2015/01/27/berisha-shqiperia-po-shkon-drejt-97-es-lidhjet-e-rames-nga-denis-gina-deri-tek-orik-shyti/

 Sot Basha solli jo pa qëllim në vëmendje pikërisht këto lidhje të zotit Rama me emra të njohur të botës së krimit në vitet 2000.

Përmendja e dosjeve që lidhen me kohën kur zoti Rama ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës është një ping-pong i hapur shantazhi mes dy palëve, ku nuk përjashtohet që edhe presidenti të ketë rolin e tij, pas akuzave të zotit Rama se Ilir Meta i trembet reformës në drejtësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.