Zbulohet mekanizmi i arteriosklerozës. Rekomandohet si efektive minocyclina

Postuar në 12 Qershor, 2019 13:29

Kërkues nga King’s College në Londër pretendojnë se kanë zbuluar më në fund mekanizmin që qëndron pas arteriosklerozës dhe për pasojë edhe sëmundjeve të tensionit. Ata kanë sugjeruar edhe ilaçin që vepron ndaj hipertensionit me sukses dhe ai është minocyclina që përdoret kundër akneve.

Sipas këtyre studiuesve, kalcifikimi që krijon kushtet për arteriosklerozën përcaktohet nga një molekulë e quajtur poly(ADP-Ribose) ose PAR që prodhohet kur qelizat apo ADN-ja e tyre dëmtohet. Nga rezultatet e marra nga eksperimente të shumta që janë kryer vihet re se aty ku ka depozitim të PAR ka edhe depozitim kalciumi, jashtë qelizave. Më tej akoma, këto zona janë të prekura me qeliza të dëmtuara në kodin e tyre genetik.

Shkencëtarët shtojnë se nëse bllokohet një enzimë e cila ka të bëjë me prodhimin e PAR, atëherë edhe kalciumi nuk depozitohet më në arterie edhe kur ADN-ja dëmtohet.

Studimi ka rëndësi sidomos për faktin se propozon një terapi konkrete por gjithësesi shkencëtarët apelojnë që mënyra e jetesës dhe dieta të vazhdojnë të mbahen në mbikëqyrje si faktorë që ndikojnë në sëmundje të tilla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.