Shanset për qiramarrje sipas mbiemrit. Në Zvicër penalizohen kosovarët dhe turqit

Postuar në 10 Qershor, 2019 16:52

Mbiemri çon në paragjykime dhe më tej të kushtëzon akomodimin me shtëpi. Të paktën kjo ndodh me turqit dhe kosovarët në Zvicër, mbiemrat e të cilëve ndikojnë në vendimin e pronarëve të banesave dhe përjashtimin eventual të tyre nga e drejta e qerasë. Të dhënat për këtë dukuri janë mbledhur nga Zyra Federale e Banesave sipas të cilës procedura e gjetjes së një shtëpie në vend po verifikon distancimin që ekziston mes komuniteteve.

Këtyre të dhënave i janë shtuar edhe ato të mbledhura nga një studim i kryer nga universitetet e Gjenevës, Neuchâtel dhe Lausanne i kryer përmes 11 mijë aplikimeve për oferta reale për qiradhënie, duke përdorur mbiemra tradicionalë zviceranë, por edhe ata që tingëllojnë si gjermanë, francezë, italianë, kosovarë apo turq.

Njerëzit me mbiemra kosovarë dhe turq kanë qartazi një shans më të ulët për t’u ftuar për të parë shtëpinë. Handikapi apo diskriminimi, është veçanërisht i qartë kur vjen puna tek aplikimet për apartamente të lira që merren me qira nga një individ: diferenca në pikë përqindje mes shanseve që ka një kosovar apo një turk me një zviceran, francez, gjerman, apo Italian është mbi 10 pikë përqindje

raportojnë mediat zvicerane.

E kundërta vihet re kur vjen puna tek apartamente me çmime më të larta për shkak të strukturës së tregut që është i mbingopur me apartamente të shtrenjta.

Zyra Federale ka përjashtuar për momentin ndëhyrjen në treg për të minimizuar këtë dukuri, që shihet si formë diskriminimi dhe racizmi për shkak se të dhënat janë në një nivel me vende të tjera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.