Dacka e radhës nga Gjermania, Wadephul: Partitë të pranojnë vendimin e Presidentit

Postuar në 09 Qershor, 2019 15:49

Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocial në parlamentin gjerman (Bundestag) Johann David Wadephul, reagoi të dielën në një deklaratë për redaksinë e Deutsche Welles ndaj vendimit të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore më 30 qershor.

Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t'i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesi të aderimit. Kështu do të krijohej një bazë e re për një bashkëjetesë paqësore mes konkurrentëve politikë. Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë qenësore për një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik. Nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë drejt Evropës, sigurisht që do të marrë çdo mbështetje nga Gjermania

Pak para marrjes së vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve, Presidenti Meta kishte qenë për një vizitë në Berlin, ku zhvilloi takime me shumë deputetë gjermanë, ndër ta edhe me nënkryetarin e partisë qeverisëse, Johann David Wadephul.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Tani pritet qe ndonje diplomat i ambasadave ne Shqiperi te na kujtoje progresin e Shqiperise ne te gjitha fushat te shoqeruar me deklaratat kunder dhunes dhe me ndonje kercenim indirekt qe kush nuk voton PS me 30 qershor mund te perjashtohet nga lotaria amerikane ne te ardhmen. Nga ana tjeter shtetet europiane nuk po impresionohen nga reformat e qeverise dhe nuk duan ta marrin punen e qeverise shqiptare si shembull inspirues per shtetet e tyre. Ata nuk mahniten nga shteti-PS qe po perpiqet te ndertoje z.Rama me disa ambasadore, deri ne ate pike sa neper mitingjet e PS nuk shihet me flamuri i PS por flamuri i Shqiperise.

Si do shkojne punet? Mbetet nje pikepyetje e madhe...e ardhmja e vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.